Totenhem merr kryesimin e tabelës në grupin A
Londër, 21 tetor - Futbollistët e Totenhemit kanë shënuar fitore të vështirë kundër skuadrës Rubin me rezultat 1:0, në kuadër të xhiros së tretë në grupin A të Ligës Evropa.
Golin e fitore në këtë takim, i cili u zhvillua të enjten mbrëma në Londër, e shënoi Pavliuçenko në minutën 33.
Pas kësaj fitoreje skuadra londineze renditet në pozitën e parë me shtatë pikë, ndërsa PAOK, pas fitores kundër Shamrok me rezultat 2:1, është i dyti me pesë pikë, Rubin ka katër pikë në vendin e tretë dhe Shamrok i fundit, pa asnjë pikë.
Në grupin B, Hanover dhe Kopenhagen luajtën pa fitues, 2:2, sikurse edhe Standard dhe Vorskla, por me rezultat 0:0. Ndërsa në grupin C skuadrat mysafire u treguan më të suksesshme.
PSV mposhti Hapoelin në Tel Aviv me rezultat minimal 1:0. Me të njëjtin rezultat Legia mundi në Vjenë skuadrën e Rapidit (1:0).
Sporting në grupin D ishte më i mirë se sa Vaslui me rezultat 2:0, ndërsa Cyrihu dhe Lacio ndan pikët duke luajtur baras 1:1.
Në grupin E ekipet vendëse nuk lejuan befasi. Dinamo Kiev mposhti skuadrën turke Beshiktash 1:0, ndërsa Stouk Siti ishte më i mirë se sa Makabi Tel Aviv 3:0.
Pa fitues u përmbyllën dy takimet në grupin F, Atletik Bilbao Salcburg 2:2 dhe Sllovan Pari Sen Zhermen 0:0.
AZ Alkmar dhe Austria Vjenë luajtën baras 2:2, në ndeshjen e grupit G, ndërsa takimi tjetër i këtij grupi Malme Metalist përfundoi me fitoren bindëse të mysafirëve prej 1:4.
Në grupin H skuadra belge Brizh pësoi humbje para shkuesve të vet nga Birmingem 1:2, ndërsa takimi ndërmjet Mariborit dhe Bragës përfundoi pa fitues, 1:1.
Me të njëjtin rezultat, ka përfunduar edhe takimi Ren-Seltik 1:1, në grupin I. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Udineze në finish mposhti Atletiko Madrid 2:0.
Shalke deklasoi skuadrën qipriotase AEK Larnaka si mysafir 0:5, ndërsa Makabi shënoi fitore të thellë si vendës kundër Steaua, po ashtu me rezultat 5:0, në grupin J.
Në grupin K, Odenze para shikuesve të vet nuk arriti ti përballojë skuadrës holandeze Tvente, e cila fitoi bindshëm 1:4. Visla, ndërkaq, pati punë më të vështirë kundër Fullham, por në fund fitoi me rezultat minimal 1:0.
Lokomotiva Moskë në grupin L ishte më e mirë se AEK Athinë, të cilin e mposhti 3:1, ndërsa skuadra austriake Shturm dëshpëroi tifozët e vet duke pësuar humbje nga Anderlehti me rezultat 0:2.