Torres lojtar i Chelseat
Londër, 1 shkurt - Fernando Torres edhe zyrtarisht është lojtar i Chelseat, pasi Liverpooli ka pranuar një ofertë e cila spekulohet të jetë rreth 50 milionë funte.
“Liverpooli konfirmon se ka arritur marrëveshje me Chelsean për shitjen e Fernando Torres. Lojtarit i është dhënë leja që të bisedojë me klubin nga Londra”, shkruan në komunikatën e klubiti nga Anfield.
Si ‘pasojë’, Liverpooli me paratë e shitjes së Torres edhe zyrtarisht ka transferuar Luis Suarezin për 23 milionë funte dhe sulmuesin e Neëcastle, Andy Caroll për 35 milionë funte.