23 Dhjetor 2024

Torres kushton 60 milionë euro, Ibra kërkon Milanin

Liverpool, 22 qershor - Liverpooli ia ka treguar Barcelonës çmimin që ka sulmuesi kryesor, Fernando Torres.

Sipas Sport, president i Barcelonës, Sandro Rosell, e ka bërë Torresin prioritet në afatin e sivjetmë kalimtar veror, me Cesc Fabregasin e Arsenalit që konsiderohet si marrëveshje e arritur nga Joan Laporta.

Rosell do të fillojë punën më 1 korrik, por deri tani ka kontaktuar drejtuesit e Liverpoolit, të cilët i kanë thënë se Torres është në shitje vetëm për 60 milionë euro.

Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, ka bërë një hap tjetër drejt largimit nga Camp Nou, pasi që ka kërkuar nga agjenti Mino Raiola, që të përgatisë transferimin e tij te Milani.

El Mundo Deportivo dhe ‘Qui Studio, Voi Stadio’, pohojnë se Ibrahimovic është pranë kthimit në Milano, por te rivali i përbetuar i ish-skuadrës së tij. Sport ditë më parë spekuloi se Pato mund të përfshihet si shkëmbim në këtë marrëveshje, skenar që nuk besohet se do të ndodhë.

Thuhet se Ibrahimovic ka kërkuar nga agjenti i tij, që të gjejë ndonjë mënyrë për të kaluar te Milani, që po kërkon një sulmues të ri. Raiola ishte parë në zyrat e Milanit gjatë fundjavës, por që të dyja palët mohuan të kenë negociuar për sulmuesin suedez.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)