09 Janar 2025

Torres i lehtësuar pasi shënoi

Londër, 19 mars - Sulmuesi i Chelseas, Fernando Torres, ndjehet i lehtësuar pas theu ‘tabunë’ duke shënuar pas pesë muajsh.

Spanjolli asistoi dy herë dhe shënoi dy herë në fitoren prej 5-2 në kuadër të FA Cup ndaj Leicester City, ndërsa ishte hera e parë që pas 26 ndeshjesh e gjeti se ku ndodhet rrjeti.

“Më janë dashur këta gola, jam angazhuar aq shumë për t’i shënuar”.

“Në muajin e fundit ekipi ka qenë shumë më i mirë se më parë, jemi më të përkushtuar dhe mendoj se kemi treguar në dy apo tri ndeshjet e fundit se në çfarë drejtimi po shkon sezoni ynë”.

“Unë jam i njëjti, ndjehem shumë më mirë. Kam luajtur mirë, por nuk kam shënuar, mirëpo arrita ta gjej rrjetin sot (e diel), prandaj është ditë e mirë”, ka deklaruar Torres për ESPN.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)