Topi i Artë, Iniesta më i votuari në Europë
Cyrih, 26 shtator - Andres Iniesta do të jetë futbollisti më i votuar nga Federatat Evropiane në garën për trofeun e Topit të Artë.
Në një sondazh të kryer me trajnerët e përfaqësueseve kontinentale gjatë mbledhjes së tyre në Varshavë, ku ishte i pranishëm dhe tekniku i përfaqësues shqiptare, Gianni De Biasi, lojtari më i mirë i Evropianit është dhe me i përzgjedhuri për fitimin e topit të Artë, cmim që do të jepet më datë 7 janar të vitit 2013 në selinë e Fifa-s në Cyrih.
Qeveria e futbollit do të bëjë të ditur tre emrat finalist më datë 24 nëntor në Sao Paolo por vështirë se dikush mund të ketë dyshime se cilët do të jenë ata, pasi përveç Iniestës të pritshme janë dhe kandidaturat e Ronaldos dhe Mesit.
Sipas asaj që zbulon shtypi spanjoll Prandeli, Van Gal dhe Mihajloviç i Serbisë do të japin votën e tyre për Iniestën, aq sa trajneri ç të kaltërve ka pranuar admirimin e tij për futbollistin e Barcelonës ndërsa Van Gaal si gjithmonë polemizues theksoi se dhënia e një trofeu individual në futboll si Topi i Artë është dicka e padrejtë për këtë lojë, por vota për Injestën është ajo më pak e padrejta.
Në mëdyshje është dhe trajneri I Rusisë, Fabio Capelo i cili ka pranuar se është i dyzuar mes Iniestën dhe Andrea Pirlos, por në peshoren e spanjollit rëndojnë trofetë.
Dhe Joachim Low do të japë votën e tij për një futbollist të la furia roja, por jo për Iniestën por për Xavin, duke deklaruar se ky do të jetë një vlerësim për futbollin e shprehur nga ky lojtar dhe njëkohsisht dhe nga Spanja.
Në favor të Kristiano Ronaldos është e sigurtë vota e trajnerit të Greqisë Fernando Santos, por për këtë të fundit nuk kishte dyshim meqë është portugez, ndërsa trajneri i Andorës, i njohur si një katalanas i thekur, ka deklaruar se do të votojë sipas kësaj radhe, Messi, Injesta dhe Xavi.
Për Iniestën pritet të svotojnë edhe trajnerët e Hungarisë, Izraelit, Norvegjisë, Polonisë, Irlandës dhe Turqisë.