Toni Kroos në planet e Inter
Milano, 9 nëntor - Sipas asaj që raporton e përditshmja gjermane "Bild", klubi i Inter po synon të bëjë të tijin mesfushorin e Bayern Munchen dhe Kombëtares gjermane, Toni Kroos.
Zikaltërit ashtu si dhe Manchester City janë të interesuar për shërbimet e lojtarit, i cili në fund të këtij sezoni mund ti japë lamtumirën bavarëzëve.
Të dy klubet shfaqën interesin e tyre edhe gjatë merkatos së verës pa arritur të finalizonin.
Kartoni i Kroos, vlerësohet me shifrën e 15 milionë eurove, ndërkohë që kontrata aktuale me Bayern Munchen i skadon në 2015.