Toni Kroos, lojtari i ri i Real Madrid
Madrid, 3 korrik - Toni Kroos, lojtari i ri i Real Madrid Toni Kross është lojtari i ri i Real Madrid.
Sipas gazetës spanjolle ‘Marca’, klubi madrilen ka arritur marrëveshjen me Bayern Munchen për të blerë mesfushorin e kombëtares gjermane për 25 milionë euro.
24-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me kampionët në fuqi të Europës.
‘Marca’ shkruan se blerja e Toni Kroos nga madrilenët do të zyrtarizohet pas përfundimit të Botërorit.