11 Janar 2025

Tommaso Rocchi shpreson të qëndrojë te Interi

Milano, 11 prill - Sulmuesi veteran i Interit, Tommaso Rocchi, ka bërë të ditur se dëshiron të qëndrojë edhe vitin e ardhshëm te Interi.

Sulmuesi 35-vjetar iu bashkua Interi nga Lazio në afatin kalimtar të janarit dhe tani ka shprehur dëshirën që të qëndrojë edhe me gjatë te zikaltërit.

“Jam shumë i lumtur këtu, shpresoj të qëndroj edhe një vit te Interi”, tha Rocchi për Sky Sports Italia.

“Qëllimi im është ende i njëjtë, të luaj futboll dhe t’i ndihmoj ekipit. Kurrë nuk kam pritur të jem zgjidhja e parë e trajnerit”, shtoi Rocchi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)