Tito Vilanova nesër në sfidën kundër Espanyolit
Trajneri spanjoll dy javë më parë ishte operuar nga një tumor në gjëndrën e pështymës.
Ndihmësi Roura Jordi në konferencën për shtyp të mbajtur sot në prag të duelit me Espanyolin ka konfirmuar rikthimin e Vilanovës në bankinën e Barçës.
"Ai ende duhet të vazhdojë trajnimin, por ai do të kthehet në stol, sepse ka një gjendje të mirë dhe një shpirt të shkëlqyer", ka thënë Jordi.