Times zgjedhe Maradonën si më të mirin në futboll
Londër, 24 mars - Për një pjesë të madhe të anglezëve Diego Armando Maradona do të mbesë ai i Dorës së Zotit që eliminoi Anglinë në çerekfinale të Botërorit 1986.
Por, kur flitet për 10 futbollistët më të mirë në historinë e futbollit, ai gol i argjentinasit lihet në plan të dytë. Kështu ka bërë edhe e përditshmja prestigjioze angleze Times, që në renditjen e 10 futbollistëve më të fortë në botë, Maradonën e ka vendosur të parin.
Një gjeni jo perfekt, e ka quajtur ajo, duke nënkuptuar karakterin e trajnerit aktual të Argjentinës.
Në fakt, nuk ka qenë e lehtë për të përditshmen londineze të pranojë një fakt të tillë. Maradona lë pas në klasifikim brazilianin Pele, megjithëse ka luajtur më shumë ndeshje në Botëror dhe ka shënuar më pak se ai.
Braziliani ka realizuar 1284 gola në 1375 ndeshje, duke fituar titullin O Rey (Mbreti). Times rendit në vend të tretë gjermanin Franc Bekenbauer, i ndjekur nga italiani Xhuzepe Meaca.
Vendi i 5-të i takon sërish një gjermani, Gerd Myler, që lë pas me radhë Garinçën, Johan Krujf, Ronaldon, Bobi Mur dhe Ferenc Pushkash.