Tifozët anglezë zgjedhin Ashley Cole lojtar të vitit
Londër, 8 shkurt - Mbrojtësi i Chelseat, Ashley Cole, është përzgjedhur lojtari i vitit nga tifozët anglezë, pasi mungoi vetëm në tri ndeshje të përfaqësueses së tij në vitin e kaluar.
Cole ishte njëri nga të paktët që u kthye nga Kampionati Botëror me reputacion të ruajtur dhe vazhdoi me formën e njëjtë në ndeshjet kualifikuese të Anglisë për Euro 2012.
Ky çmim vjen si befasi, duke ditur raportet jo të mira që ka Ashley Cole me tifozët anglezë të skuadrave kundërshtare të Ligës Premier, mirëpo paraqitjet e tij për Tre Luanët nuk kanë mbetur pa u vlerësuar.
Sondazhi është publikuar në faqen zyrtare të FA, ndërsa Cole ndiqet nga Steven Gerrard (Liverpool) në vend të dytë dhe Adam Johnson (Manchester City) që zuri vendin e tretë.