23 Dhjetor 2024

Tifozët, 40 ditë me makinë drejt Afrikës së Jugut

Johanesburg, 17 qershor - Tre tifozë portugezë kanë udhëtuar për 40 ditë me makinë dhe anijë nga Portugalia deri në Afriken e Jugut për të ndjekur kombëtarën e tyre në finalet e Botërorit 2010.

Carlos Brum, Jorge Franco dhe Joaquim Batista mberriten në Port Elizabeth me anije, pasi kaluan nëpër 11 vende të ndryshme.

\"Kemi ardhur nga Portugalia. Në fillim përshkuam me makine Spanjen dhe  Francen pastaj me anije kaluam në Tunizi, Libi, Egjipt, Sudan, Kenia, Tanzani Mozambik deri sa arritem në Afriken e Jugut\", ka thënë Joaquim Batista.

Tre tifozët perpara së të niseshin për udhetim kishin modifikuar një makinë Mercedes Benz të vitit 1980, duke e kthyer atë në një shtëpi mbi rrota, me tre shtreter, dush, tualet, kuzhinë dhe një ambjent për të ngrënë. Tifozet kanë bërë të ditur se shpresojnë që kjo odise t’ia vlejë dhe të shohin kombëtarën e Portugalisë në finalen e Kupes se Botës.

Në ndeshjen e parë Portugalia barazoi pa gola kunder Bregut te Fildishte, ndërkohë që kombetarja e drejtuar nga Carlos Quieroz do të luajë në gripin G me Brazilin dhe Korenë e Veriut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)