Tieri Anri kërkon heqje pikësh për racizëm
New York, 13 shkurt - Futbollisti legjendar francez, Tieri Anri, ka këshilluar të gjitha federatat e futbollit se mënyra më efikase për ta luftuar racizmin në stadiume është marrja e pikëve për ato skuadra, tifozët e të cilave shkaktojnë eksese të tilla.
Sulmuesi 35-vjeçar francez, i cili aktualisht luan në skuadrën amerikane, New York Red Bull, ka deklaruar se tashmë ka ardhur koha që racizmi të luftohet me hapa konkret. Mendoj se për këtë çështje nuk ia vlen më të kërkohen zgjidhje kompromisi.
Racizmi nuk po ndalet, pasi askush deri më tash nuk është sanksionuar seriozisht për fyerjet në baza racore.
Kësisoj, tifozët nuk shqetësohen aspak që shkaktojnë eksese të tilla, ngase klubi i tyre nuk ndëshkohet.
Por, nëse për shembull këtij problemi do ti qaseshim në atë mënyrë që klubit ti merren pikët për shkak të fyerjeve raciste të tifozëve, atëherë do të ishte shumë më ndryshe, ka thënë Anri, për të shtuar: Nëse dikush nuk dinë të sillet në mënyrë të civilizuar, atëherë duhet të ndërmerren masa radikale ndaj tij.
Jam i vetëdijshëm se me marrjen e pikëve ky problem nuk do të çrrënjosej plotësisht, por gjithsesi rastet e tilla do të zvogëloheshin dukshëm.