Tiago, zyrtarisht lojtari i Liverpool
Liverpool, 18 shtator - Liverpool ka kompletuar nënshkrimin e Tiago Alkantaras nga Bajern Munih për shifrën e 27 milionë paundëve.
Spanjolli bëhet blerja e dytë e të kuqve, pas Kostas Tsimikas nga Olimpiakosi. Transferimi i 29-vjeçarit i jep fund kështu spekulimeve që qarkulluan gjatë muajit të fundit në lidhje me të ardhmen e tij.
Tiago do të mbajë numrin 6 në Anfield dhe ka firmosur një kontratë 4 vjeçare nga ku do të përfitojë 20 milionë paund.
“ Mendoj se është një ndenjë e mrekullueshme, e kam pritur këtë moment për një kohë të gjatë dhe jam shumë, shumë i lumtur të jem këtu”, këto kanë qënë fjalët e para të spanjollit gjatë prezantimit në Anfield.
Spanjolli largohet nga Gjermania pas 7 viteve të lavdishme ku arriti të fitonte gjithçka, madje sezonin e fundit e mbylli me një tripletë.