22 Prill 2025

Tiago ndahet nga Juventusi

Torino, 22 korrik - Tiago Cardoso Mendes nuk është më lojtar i Juventusit. Klubi italian dhe mesfushori portugez e kanë shkëputur kontratën.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi italian përmes ueb faqes së vet zyrtare. Tiago i kaloi dy sezonet e fundit në Atletico Madrid si huazim.

Ai u bë të mërkurën përfundimisht futbollist i klubit spanjoll, me të cilin nënshkroi për dy vjet.

Përfaqësuesi portugez pati një sezon negativ në Juventus, ku ishte transferuar katër vjet më parë nga Olympique Lyon.

Më parë, 30 vjeçari kishte luajtur në Braga, Benfica dhe në Chelsea.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)