12 Janar 2025

Thohir blen 2/3 e aksioneve të Interit për 350 milionë euro .

Milano, 22 gusht - Shitja e paketës së maxhorancës së paketës zikaltër do të bëhet zyrtare në 3 shtator. Kështu raporton "Mediaset", sipas së cilës manjati indonezian do të marrë në pronësi 2/3 e aksioneve të Interit për 350 milionë euro.

Pas misionit në Azi të Angelo Mario Morattit gjithçka është përcaktuar, edhe detajet e fundit që kishin mbetur pezull si ndarje e borxheve dhe e ardhmja e asetit drejtues në shoqëri.

Massimo Moratti mund të qëndrojë pa problem me pushime nuk është i nevojshëmn as një rikthim urgjent i Erick Thohir në Milano, pritet vetëm 3 shtatori kur me merkaton e mbyllur do të ratifikohet akordi më i rëndësishëm në historinë e Interit.

Manjati nga Indonezia me një shoqëri të ngritur bashkë me bashkëatdhetarin e tij Roeslani do të marrë dy të tretat e aksioneve për 350 milionë euro, duke u bërë praktikisht pronari i ri i Interit, ndërsa Moratti do të mbetet ortak minorance si garant i operacionit me të birin e tij angelo Mario që sipas të gjitha gjasave do të bëhet zëvendëspresidenti i ri ekzekutiv.

Sipas mediave italiane ka qenë i Thohir miratimi për blerjen e Saphir Taider, përforcimit për mesfiushën që kërkonte Mazarri për të kompletuar grupin që ka në dispozicion.

Tani mund edhe të shihet që merkatoja zikaltër praktikisht është e ngrirë, vetëm nëse prezantohen okazione të minutës së fundit, dhe duket e vështirë që Samuel Etoo të hyjë në këtë kategori. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)