Thiago Silva rikthehet te Milan
Milano, 2 maj - Një dashuri që i ka mbetur në zemër kuqezinjve është ajo ndaj mbrojtësit brazilian Thiago Silva, i larguar një sezon më parë nga kuqezinjtë për tu transferuar tek sheikët e Paris Saint Germain.
Por, duket se braziliani është ende i lidhur me fanellën e \"Djallit\" dhe kjo është konfirmuar nga deklaratat e dhëna nga vetë ai.
Thiago Silva ka lëshuar një tjetër sinjal në adresë të Milanit, duke u kërkuar kuqezinjve të mundohen ta kthejnë në radhët e tyre. Mbrojtësi brazilian e ka bërë të qartë se ndien nostalgji për skuadrën dhe për tifozët e saj.
\"Këtu në Paris jam i lumtur, por më vjen keq për tifozët milanistë. Ata i mbaj gjithmonë në zemër. Mua më kujtohet mirë edhe hera e parë që kam shkuar në \"San Siro\". Unë isha në tribunë dhe ndoqa ndeshjen Milan-Fiorentina (17.01.2009). Ato momente më mbetën gjithmonë në mendje dhe që nga ai moment dëshiroja të shkruaja historinë në atë stadium, por fatkeqësisht luajta aty vetëm 3 vite\", ka thënë Silva për mediat italiane.
I pyetur se nëse një ditë do të bëhej përsëri zot i kartonit të tij, a do të zgjidhte të kthehej në Milano, përgjigja ka qenë e menjëhershme. \"Po, ekziston një mundësi shumë e madhe. Më mungojnë të gjitha gjërat e mira të jetës që nuk i kam pranë vetes dhe mes tyre janë Fluminense dhe Milani\".
Me fanellën e Milan, Thiago Silva ka luajtur për tri sezone, duke arritur të fitojë një kampionat dhe një Superkupë italiane. Nga viti 2009 deri në vitin 2012\">2012, mbrojtësi brazilian ka regjistruar 93 takime, duke realizuar 5 gola.
Më 14 korrik të vitit 2012\">2012, lojtari, pavarësisht se kishte rinovuar kontratën e tij me klubin milanez vetëm disa javë më parë, u transferua te PSG-ja për shifrën e 42 milionë eurove.