Thiago Motta kalon tek Paris Saint Germain
Paris, 1 shkurt - Thiago Motta është zyrtarisht një lojtar i Paris Saint Germain (PSG).
Mesfushori italo-brazilian është larguar nga Interi dhe ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me skuadrën e cila aktualisht drejtohet nga tekniku italian Carlo Ancelotti.
Për mesfushorin kontrata ka përfshirë një pagë prej 2 milionë eurosh në sezon, për rreth 3 sezone e gjysmë.
Sapo kanë lënë të lirë Mottën, Inter menjëherë ka siguruar shërbimet e Angelo Palombo të Sampdorias.
Tratativa e Motta është mbyllur në më pak se 24 orë dhe bëhet e ditur se oferta e francezëve në drejtim të zikaltërve të Interit ka qenë rrotull 10 milionë eurove.