22 Prill 2025

Thellohet kriza tek Interi

Milano, 16 tetor - Milani ka mundur 3-0 në San Siro Palermon duke marrë dhe fitoren e dytë këtë sezon në Serie A.

Kuqezinjtë dominuan lojën por vetëm në minutën e 40 kaluan në avantazh me Nocerinon. Në të dytën Robinho dyfishoi rezultatin ndërsa Cassano vulosi fitoren 3-0 të skuadës së Alegrit e cila e sheh veten në vendin e 10 me 8 pikë.

4 humbje në 6 ndeshje, e dyta rradhazi. Interi mundet 2-1 nga Catania, humbje kjo që thellon krizën te skuadra zikaltër që tashmë ndodhet në vendin e 17 me 4 pikë. 

Edhe pse shënuan të parët me Cambiason, skuadra e Ranierit nuk e ruajti dot këtë rezultat. Brenda 3 minutave në pjesën e dytë vendasit shënuan dy herë me Almiron dhe Lodin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)