22 Prill 2025

Tevez rrezikon një tjetër dënim

Manchester, 13 tetor - Prishja e marrëdhënieve ndërmjet Carlos Tevezit dhe Manchester Cityt tashmë e ka marrë malin.

Sulmuesi argjentinas rrezikon pezullimin prej katër javësh tjera, përveç dyve që i ka vuajtur deri tani.

Ky dënim i rëndë për të padisiplinuarin Tevez vjen pasi që ai kishte refuzuar të futej në lojë kundër Bayern Munchenit në Ligën e Kampionëve, kur një gjë të tillë ia kërkoi trajneri Roberto Mancini.

Ndërkohë, mediat angleze shkruajnë se Corinthiansi i është kthyer interesimit për ish futbollistin e Manchester Cityt, i cili pëlqehet po ashtu nga Juventusi dhe Anzhi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)