23 Dhjetor 2024

Tevez paralajmëron largim nga kombëtarja

Buenos Aires, 13 gusht - Sulmuesi argjentinas, Carlos Tevez, ka bërë aludimin më të fortë deri tani se ai mund të jetë fare pranë penzionimit nga kombëtarja argjentinase, kjo vetëm për shkak të shkatërrimit që pësuan ai dhe kolegët e tij në Botërorin e sivjetmë.

“Ka mbetur edhe pak kohë para se të penzionohem. Është shumë e vështirë të luash futboll kur nuk je i lumtur. Unë po e kam të vështirë të rikthehem që pas Botërorit, pasi që ëndërrova të kthehesha në Argjentinë me trofeun në dorë. Nuk kishte zënka në Botëror, gjithçka ishte pozitive, por ishte gjëja më e vështirë që kam përjetuar ndonjëherë”.

“Çdo ditë po kam më pak vullnet për të vazhduar karrierën në Evropë. Unë do të jem atje për dy apo tri vite dhe më pas do të mendoj për një rikthim në Argjentinë”, ka thënë Tevez, i cili gjithashtu pranoi të ketë biseduar me kreun e AFA, Julio Grondona, të cilin pak ditë më parë e akuzoi për tradhëti, ndërsa tani pohon se të jetë sqaruar me të.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)