Tevez do të qëndrojë tek City

Londër, 28 Janar - Nuk ka të mbaruar telenovela e këtij sezoni merkatoje në lidhje me lojtarin argjentinas Carlitos Tevez.
Nëse në një moment u duk sikur lojtari do të largohej përfundimisht nga skuadra angleze e Manchester City, tashmë çdo gjë ka ndryshuar krejtësisht.
Agjenti i Tevez, Kia Joorabchian, në një intervistë të lëshuar or radion britanike Talk Sport, siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, ka rrëfyer se lojtari i tij do të qëndrojë tek klubi i Manchester City dhe kjo të paktën deri në fundin e këtij sezoni.
Kemi negociuar me tre klube të mëdha, por nuk kanë kënaqur kërkesat e City, - deklaroi ai duke dashur të përmendë Mialnin, PSG dhe Interin