Tevez dëshiron të largohet nga City

Manchester, 28 shtator - Mediat britanike raportojnë se Tevez është i shqetësuar pasi trajneri i tij, Roberto Mancini e la në stol në sfidën ndaj Evertonit.
Argjentinasi edhe në merkaton e verës ishte një nga lojtarët më të përfolur për largimin e tij nga Siti.
Një burim i afërt më klubin e Manchester Cityt, ka bërë të ditur se Karlos është i zhgënjyer më mënyrë se si po rrjedhin gjerat në skuadër.
\"Tevez është i zhgënjyer më mënyrën se si po shkojnë gjerat. Ai u kthye në ekip për të dhënë gjithçka për skuadrën, por atij nuk po i jepet rasti. Ai dëshiron të largohet nga klubi\", ka thënë burimi përmbrenda klubit të Cityt.