Tevez afër Juventusit
Torino, 6 qershor - As Jovetic e as Higuain. Blerja e parë e Juventusit me gjatë do të jetë Carlos Tevez.
Sipas webfaqes Sportmediaset.it, drejtori sportiv Beppe Marotta ka arritur marrëveshje me sulmuesin argjentinas.
Ndërsa, tash ka mbetur të gjendet marrëveshja ndërmjet bardh e zinjve dhe Manchester Cityt, për ta zyrtarizuar këtë transferim.
29 vjeçari ka kërkuar 8 milionë euro në sezon, plus 1,5 milion nëse arrihet kualifikimi në Ligën e Kampionëve plus 2 të tjera për suksesin eventual në një eveniment të rëndësishëm.
Kjo kërkesë duket e pamundur për skuadrën nga Serie A, e cila është duke e përgatitur një tjetër ofertë, më të përshtatshme për ta.