Terroristët xhihadistë kërcënojnë Olimpiadën në Rio
Shumë kërcënime janë hedhur poshtë dhe ato që meritojnë vëmendje po hetohen plotësisht, tha agjencia e zbulimit.
Këtë javë, një kanal xhihadist, përmes aplikacionit të mesazheve Telegram, ka bërë thirrje për sulme kundër Olimpiadës dhe ka dhënë detaje për objektivat dhe metodat.
Thuhet se përmes mesazheve është bërë thirrje të sulmohen edhe atletët perëndimorë.
Ekspertët e sigurisë thonë se Brazili nuk ka histori të aktivitetit xhihadist dhe as rrjete të vendosura terroriste, çfarë i bën të vështira sulmet komplekse në Olimpiadë.
Olimpiada nis më 5 gusht.