Terri nuk luan më për Anglinë
Londër, 24 shtator - Ish-kapiteni i Anglisë, John Terry nuk do të luaj më për ekipin kombëtar. "Dua ti faleminderoj të gjithë trajnerët që për 78 herë më kanë ftuar në kombëtare", ka deklaruar Terri, duke i dëshiruar suksese bashkëlojtarëve të tij të kombëtares.
Ai ka thënë se ka realizuar ëndërrën e tij për të qenë kapiten i kombëtares angleze dhe se ka dhënë gjith[ka në lojën e tij.
Terri ka theksuar se do ti përkushtohet karrierës së tij tek Chelsea. Terri ishte angazhuar për herë të parë në kombëtare në vitin 2003.