Tello nënshkruan marrëveshje të re me Barcelonën
Barcelonë, 2 gusht - Cristian Tello ka nënshkruar marrëveshje të re me Barcelonën.
Anësori ka nënshkruar deri në vitin 2018 dhe marrëveshja e tij e re përfshin një klauzolë blerëse që kap vlerën e 25 milionë eurove.
Tello iu bashkuar Barcelonës si 11-vjeçar dhe që atëherë ka luajtur për Damm dhe Espanyol para se të rikthehet në klub në vitin 2010 për të luajtur në ekipin B.