Tello në radarët e Milan
Milano, 21 nëntor - Udhëtimi "sekret" i Administratorit të Milanit, Adriano Galliani, në Spanjë duket se u ka dhënë jetë spekulimeve të merkatos.
Gjatë ditës së djeshme, të përditshmet italiane kanë folur lidhur me mundësinë e transferimit të Raul Albiol dhe KVarvalhos në kampin kuqezi. Por, me sa duket, dy mbrojtësit nuk janë të vetmit që po mendojnë paktin me "djallin".
Sipas "Calciomercatoweb.it", drejtuesit e Milan po monitorojnë me interes të madh situatën e Cristian Tello te Barcelona.
Sulmuesi 21-vjeçar nuk e ka rinovuar ende kontratën e tij me Barcelonën. Menaxheri i Tellos është i njëjti preson që mbron interesat e Pep Guardiolës, i cili kohë më parë deklaroi se me Gallianin takohet shpeshherë, por jo për Guardiolën.
I pyetur lidhur me mundësinë e transferimit të talentit katalanas në Milano, menaxheri i tij, Jose Maria Orobitg, ka deklaruar:
"Nuk e mohoj që me Gallianin shkoj shumë mirë. Por, për sa i përket Tellos duhet parë edhe oferta e Barcelonës, e cila nëse nuk na bind, do të na shtyjë të shqyrtojmë alternativa të tjera".