Të nominuarit për Këmbën e Artë 2011

Paris, 21 qershor - Janë zbuluar të nominuarit për çmimin prestigjioz të karrierës, Këmba e Artë 2011 ku favoriti kryesor për të cilën shihet David Beckham.
Lista e ngushtë kandidatëve për këtë çmim përfshin:
David Beckham (LA Galaxy, England), Gianluigi Buffon (Juventus, Italy), Iker Casillas (Real Madrid, Spain), Didier Drogba (Chelsea, Ivory Coast), Samuel Eto`o (Inter Milan, Cameroon), Ryan Giggs (Manchester United, Ëales), Carles Puyol (Barcelona, Spain), Raúl González Blanco (Real Madrid, Spain), Xavi Hernández (Barcelona, Spain), Javier Zanetti (Inter Milan, Argentina).
Këmba e Artë është një çmim karriere i kufizuar për lojtarët mbi 29 vjeç. Çmimi prestigjioz jepet çdo vit nga Principata e Monakos. Emrat zgjidhen nga juria e Këmbës së Artë, e përbërë nga 58 gazetarë që prezantojnë mediat sportive në gjithë botën. Megjithatë fituesi zgjidhet nga votat e fansave.
Në ceremoninë e vitit të kaluar ky çmim iu nda kapitenit të Romës, Francesco Totti.