26 Dhjetor 2024

Taulant Xhaka rinovoi deri në vitin 2021 kontratën me Baselin

Basel, 24 korrik - Ofertat për të nuk kanë munguar, por Taulant Xhaka nuk lëviz nga Baseli. Lojtari i kombëtares shqiptare rinovoi deri në vitin 2021 kontratën që e mban të lidhur me kampionët e Zvicrës.

Nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare të shtunën, Baseli njoftoi se Xhaka kishte rinovuar edhe për 3 vite të tjera, duke e çuar kontratën deri në vitin 2021.

Edhe pse nuk bëhen të ditur termat financiarë ky është padyshim një vlerësim nga ana e klubit për 25-vjeçarin me Bazelin që ka vendosur ta mbajë Taulant Xhakën larg tundimit të sirenave të merkatos me një kontratë që skadon kur futbollisti të jetë plot 30 vjeç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)