Tasoti zëvendësi i Leonardos në Milan
Milano, 15 maj - Trajneri i Milanit Leonardo nesër ndaj Juventuesit, do të drejtojë për herë të fundit rosonerët. Milan sezonin e ardhshëm do të bëj gara në Ligën e Kampionëve, por jo me Leonardon. Sipas medieve italiane, eksperti brazilian ka shkëputur kontratën me skuadrën nga San Siro.
Tekniku kuqezi ka bërë të ditur se do largohet nga klubi kuqezi pas ndeshjes së fundit të sezonit kundër Juventusit.
Po ju komunikoj që unë dhe Milani do të ndahemi. Gjithcka është shumë e qartë, kemi mbërritur në fund. Sot në mëngjes kemi pasur një takim me drejtuesit e skuadrës dhe kemi arritur marrëveshje për të shkëputur kontratën, ka thënë Leonardo të premten në konferencë për shtyp.
Ndërkohë, administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani tha: Eshtë një vendim i përbashkët dhe më vjen shumë keq.
Ndërkohë mësohet se Mario Tasoti, është personi më i mundshëm që do ta zëvendësojë Leonardon.