Takim mes Mesit dhe Maradonës
Barcelonë, 22 mars - Seleksionuesi i përfaqësueses së Argjentinës në futboll, Diego Maradona, ka pasur një takim me futbollistin më të mirë në botë, Lionel Mesi, ku kanë është biseduar për gjasat e argjentinasve në kampionatin botëror që në qërshor të këtij viti do të mbahet në Afrikën e Jugut.
Sipas medieve spanjolle, temë kryesore ka qenë loja e Mesit në përfaqësuese, për shkak se futbollisti më i mirë botëror për momeëntin në fanellën e gauçosëve nuk po tregon lojën e njejtë sikur në Barcelonë.
Për të përmirësuar lojën e Mesit në përfaqësuesen e Argjentinës, trajneri Maradona ka liruar atë nga të gjitha detyrat defanzive.