Tahiraj: Nuk jemi të kënaqur me cilësinë e boksit
Prishtinë, 27 prill - Boksi është prej sporteve me traditë dhe që ka sjellë suksese të mëdha në vitet e 70-ta e të 80-ta, por në vitet e pas luftës ka pasur ngecje sidomos nga viti 2004 e këndej.
Klubi i boksit ‘Rigoro’ nga Prishtina pritet së shpejti t’i futet garave dhe të luftojë për rezultate të mira. Trajneri Agim Tahiraj punon me përkushtim me boksiere e boksierë të kategorive të ndryshme, me synime që të janë sa më të përgatitur për sfidat e ndryshme që e presin gjatë këtij viti.
Sa i përket kushteve të stërvitjeve, palestra sipas Tahirajt është e mirë dhe mjaft e kompletuar për punën që duhet bërë një sportist i boksit.
"Palestra është e tëra e shtruar në tatami, tani vetëm ringu po na mungon, ku shpresoj se nga qershori do të montojmë edhe ringun. Jemi në pritje të regjistrimit të klubit, pasi që të fillojmë edhe me gara, pastaj mund të flasim për talent e për individ të klubit", ka theksuar Tahiraj.
Ai ka shtuare se sa i përket cilësisë së boksit "nuk mund të them jo vetëm unë, por besoj që të gjithë njohësit e boksit, nuk jemi të kënaqur me cilësinë, por po shpresojmë në ngritje."
Synimet e klubit “Rigoro” sipas tij janë me regjistrimin në institucionet e duhura, pra në FBOXK, të fillojmë të marrim pjesë në gara, ndërsa puna dhe koha e bënë të vetën, unë mendoj se dy apo tre garues të mirë të jenë është sukses.
"Sa i përket ligës është një gjë e mirë, por është pak e vështirë, se normal liga krijon garues, pra boksier me kualitativ. Ky sistem si është, po të ju përmbahen rregullave, klubet që janë të detyruara te mbajnë nga dy duele dhe kjo do të krijonte duele sikurse të ishte liga. Ka klube, që ndoshta me vite nuk kanë mbajtur turne, andaj dhe po mungojnë turnetë, si dhe cilësia", ka thënë Tahiraj në fund.