Suspendohet Samuel Eto
Yaounde, 15 dhjetor - Komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit të Kamerunit ka suspenduar Samuel Eto me shtatë ndeshje mos lojë për shkak se refuzoi të luajë në ndeshjen miqësore kundër Algjerisë.
Mediat kamerunase raportojnë se për arsye të njëjta ndihmës kapiteni Ejong Enov është suspenduar me katër ndeshje, ndërsa Benoa Asu-Ekoto me tri ndeshje për kombëtaren.
Ylli i reprezentacionit kamerunas, Eto ka thënë se do të respektojë vendimin e komisionit FECAFOOT, të cilin e ka udhëhequr Sali Dahiru.
Kamerunasit kërkuan anulimin e ndeshjes miqësore muajin e kaluar në Algjeri, për shkak të të cilës ekipi vendës kërkoi dëmshpërblim prej 770.000 euro.
Eto, njëri nga sulmuesit më të mirë botëror luan për kombëtaren që nga viti 1997 dhe ai është paraqitur në 109 ndeshje, në të cilat ka shënuar 54 gola.