Suspendohen Conten dhe Bonucci
Torino, 9 mars - Gjiganti italian, Juventus, do të duhet tia dalë pa kryetrajnerin Antonio Conte dhe mbrojtësin Leonardo Bonucci, në ndeshjen e radhës të cilën Zonja e Vjetër e zhvillon në transfertë te Genoa.
Conte është dërguar gjatë pjesës së dytë në tribuna nga gjyqtari me një karton të kuq, teksa është i suspenduar për ndeshjen e radhës, ashtu sikurse Leonardo Bonucci, i cili u ndëshkua me karton të kuq në sfidën ndaj Bolonjës që përfundoi me barazim 1-1.
Juventusi do të kërkojë që të fitojë ndaj Genoas në Luigi Ferraris, pasi 13 barazime janë shumë për Bianconerët, të cilët janë në vendin e dytë në tabelë.