Suso dhe Sterling, nuk do të largohen nga Liverpooli
Liverpool, 15 mars - Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, ka deklaruar se talentët e rinj, Suso dhe Sterling, nuk do të largohen nga klubi në fund të sezonit.
Përkundër spekulimeve për largim të dyshes që u internua në ekipin U-21 në ndeshjet e fundit, është Rodgers ai që ka garantuar qëndrimin e tyre.
Është shumë e thjeshtë, asnjë prej tyre nuk janë në shitje. Nuk jam i sigurt se kah po vijnë këto tregime, të jem i sinqertë. Ata janë që të dy lojtarë të rinj që kanë luajtur shumë këtë vit dhe kanë qenë pjesë e grupit tonë.
Ne kemi një skuadër të vogël dhe këta dy djelmosha janë pjesë integrale e ekipit tonë. Shitjet nuk do të ndodhin, ka thënë Rodgers.