Sulmohet autobusi i Manchester United

Manchester, 10 maj - Autobusi i skuadrës së Manchester United është sulmuar mbrëmjen e së martës në Londër nga tifozët e West Ham.
Djajtë do të luajnë ndeshjen e prapambetur të kampionatit anglez dhe me një fitore marrin vendin e 4 që dërgon në Champions.
Kjo ka bërë që ndeshja, që ishte paraparë të fillonte ne 20:45 me kohën tonë lokale, është shtyrë për 45 minuta dhe pritet të fillojë në ora 21:30 me kohën tonë lokale.
Qindra tifozë të West Ham ishin mbledhur në rrugë dhe në momentin që autobusi i United po i afrohej zonës pranë stadiumit, tifozët filluan sharjet dhe të gjuanin me sende të forta.
Kjo do të jetë ndeshja e fundit e West Ham në stadiumin Upton Park, pasi nga sezoni i ardhshëm skuadra e Bilic do të luajë në stadiumin me kapacitet 60 mijë vende, atë Olimpik.