Suarez pezullohet për tetë ndeshje
Liverpool, 21 djetor - Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez, është shpallur fajtor për sjellje të pahijshme ndaj mbrojtësit të majtë të Manchester Unitedit, Patrice Evra. Uruguaiani është dënuar me 40.000 paund dhe me tetë ndeshje pezullim.
Evra u ankua te Federata Angleze e Futbollit për komentet që i kishte bërë Suarez në barazimin prej 1-1 në Anfield më 15 tetor.
Kështu, FA ka marrë vendim që ta dënojë lojtarin e Liverpoolit për ofendim racist, dhe për më shumë ai është paralajmëruar për sjellje të tilla në të ardhmen.
Nga ana tjetër, Suarez ka të drejtë të apelojë ndaj këtij vendimi në Komisionin e Pavarur Rregullator.