16 Maj 2024

Suarez nënshkruan kontratën, bart numrin shtatë

Liverpool, 1 shkurt - Liverpooli ka konfirmuar edhe zyrtarisht kompletimin e transferimit të sulmuesit Luis Suarez, për një shumë prej 26.5 milionë euro.

“Luis Suarez ka kompletuar sot transferimin nga Ajaxi te Liverpooli dhe ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare e gjysmë e cila do ta mbajë atë në Anfiled deri në vitin 2016”.

“Klubet janë pajtuar për një shumë prej 26.5 milionë eurosh me Ajaxin për transferin e uruguaianit të premtën. Marrëveshja mbeti peng i një testi mjekësor, të cilin lojtari e kaloi me sukses. Luis Suarez do të bartë numrin 7 në fanellë”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga Liverpooli.

Liverpooli ka goditur fuqishëm në tregun e transferimeve duke siguruar shërbimet e Luis Suarez dhe Andy Caroll për një shumë prej mbi 60 milionë funtesh, ndërsa e ka shitur top sulmuesin Fernando Torres te Chelsea për 50 milionë funte.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)