14 Maj 2024

Suarez kushton 30 milion euro

Liverpool, 20 janar - Lojtari i Ajaxit, Luis Suarez kushton 30 milion euro, por pavarësisht kësaj klubi i tij mund të fillojë bisedime për transferim, nëse për të vjen një ofertë prej vetëm 20 milion euro.

Trajneri i Ajaxit, Frank de Boer të martën ka deklaruar se lojtari i tij nuk do të largohet nga Godenzonen në këtë merkaton.

Ajaxi më herët ka refuzuar që ti jep një çmim lojtarit, por tani De Telegraaf njofton se kartoni i tij kushton 30 milion euro.

Klubi nga Premier League, Liverpool ka bërë një ofertë prej 15 milion euro për uruguajasin, por Ajax do të fillojë bisedime për transferimin e tij vetëm me klubin që paguan mbi 20 milion euro.

Suarez u transferua te Ajaxi, nga Groningeni në vitin 2007, duke u bërë lojtar kryesor për ta. Kontrata e tij me klubin aktual përfundon në vitin 2013.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)