11 Janar 2025

Stadiumi olimpik “Adem Jashari” përfiton donacionin suedez

Mitrovicë, 8 shkurt - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, i shoqëruar nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Artan Osmani, kanë pritur në takim një delegacion të Federatës së Futbollit të Kosovës. 

Nënkryetari i federatës, Bekim Haxhiu dhe sekretari, Eroll Salihu, e kanë njoftuar kreun e komunës për vendimin që reflektorët dhe zërimi i dhuruar nga Suedia të dedikohet për stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Kryetari Kastrati është shprehur shumë mirënjohës për këtë vendim të federatës, duke e vlerësuar si shumë të qëlluar dhe të nevojshme. “Mitrovica njihet si qytet sporti, por rrethanat e pasluftës kanë bërë që investimet të mungojnë në këtë aspekt”.

Kreu komunal, tha se do të angazhohet që projekti të jetësohet sa më shpejtë që është e mundur  në mënyrë që të krijohej kushte sa më të mira për aktivitet sportive.

“Nuk do të kursejmë asgjë për të krijuar kushte më të mira për sportistët tanë, të cilët edhe në këtu rrethana të rënda kanë arritur rezultate të shkëlqyeshme”.

Në anën tjetër, nënkryetari i Federatës, Bekim Haxhiu, tha se kanë biseduar për modalitet e implementimit të projektit.

 “Federata e Futbollit të Republikës së Kosovës ka marrë vendim që reflektorët dhe zërimin e dhuruar nga Federata e Futbollit të Suedisë, t’i dedikoj për stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.Takimi i sotëm me kryetarin e komunës ishte për të koordinuar montimin e reflektorëve dhe pajisjeve tjera që janë të dedikuara për stadium olimpik “Adem Jashari””

Sipas marrëveshjes së arritur, Komuna e Mitrovicës, do t’i merr përgjegjësitë për realizimin e projektit që ka të bëj me montimin e reflektorëve në vlerë prej 2.5 milionë euro.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)