23 Dhjetor 2024

Stadiumi i ri i Chelseat do të quhet Earls Court

Londër, 11 nëntor - Chelsea ka bërë një tradicion mjaft të mirë në stadiumin e Stamford Bridge pasi aty ka kaluar 105 vite të plota.

Mirëpo, tani i ka ardhur radha edhe të kalojë në ndonjë arenë tjetër futbollistike sepse kanë filluar bisedimet që skuadra e Chelseat të largohet nga stadiumi Stamford Bridge.

Vendi tjetër për Chelsean do të gjindet në një arenë në Londër e quajtur Earls Court ku klubi i Chelseat do të fillojë një ndërtim të stadiumit të ri aty. Stadiumi do të posedojë 60 mijë ulëse.

Sipas të përditshmes angleze “Guardian”, Chelsea tashmë e ka gjetur truallin për ndërtimin e stadiumit të ri, por bisedimet po mbahen në fshehtësi, me arkitektin Sir Terry Farrell në krye, i cili ka planin e tij për ndërtimin e stadiumit në një zonë ku jetojnë tetë mijë banorë.

Bruce Buck ka deklaruar për gazetën britanike se vendimi për ndërtimin e stadiumit të ri është i vështirë, por një që duhet të merret sa më shpejtë, për të qenë në hap me rivalët tjerë që kanë stadiume më të mëdha.

Stadiumi i ri i Chelseat thuhet se do të jetë gati kah fundi i vitit 2015.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)