Spanjollët dominojnë në skuadrën e vitit 2010
Iker Casillas, portier i Realit të Madridit dhe kapiteni i Spanjës kampione të botës la pas interstin Julio Sezar.
Iker renditet për të tretin vit radhazi në formacionin e ëndrrave. Mbrotja formohej prej Coentrao-s së Benfica, Lucio e Macio-n të Interit dhe Pique i Barcelonës.
Ky i fundit u çmua më shumë se Puyol për kontributin e tij në mbrojtje, ndërsa surpriza e vërtetë ishte mbrojtësi i majtë i kombëtares portugeze.
Mesfusha e formuar prej pesë futbollistësh përbëhej nga treshja e Barçës, Busquets, Iniesta e Xavi, plus Shwainstaiger i Bayern dhe Sneijder i Interit.
Për këtë të fundit, në argumentim ironizohej me vendimin e Realit të Madridit për ta shitur.
Përsa i përket sulmit në formacionin ideal, ishte Messi i përzgjedhuri. Për argjentinasin, gazeta shkruante se nuk ka nevojë për një partner të dytë, pasi është I aftë tI bëjë të gjitha vetëm.