Spanja, skuadra e vitit
Abu Dhabi, 8 shkurt - Përfaqësuesja e Spanjës është emëruar skuadra e vitit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Laureus World Sports Awards, në Abu Dhabi.
Vitin e kaluar Furia e kuqe u shpall kampion i botës në futboll në Afrikën e Jugut, dhe kjo bëri që kjo skuadër të votohet si më e mira e 12 muajve të kaluar, duke dalë përpara Interit që fitoi Kampionatin italian, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve.
Legjenda franceze Zinedine Zidane mori çmimin për arritje jetësore, që mes tjerash gjatë karrierës fitoi Kupën e Evropës, Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve.
Ndërkaq, sportisti i vitit u shpall tenisti Rafael Nadal.