23 Dhjetor 2024

Spanja në gjysmëfinale me Gjermaninë

Johanesburg, 4 korrik - Kampioni aktual evropian në futboll Spanja ka shënuar fitore kundër Paraguait me rezultat 1:0, në një ndeshje dramatike dhe është kualifikuar për në gjysmëfinale të kampionatit botëror.

Takimi është zhvilluar të shtunën mbrëma në stadiumin “Elis Park” në Johanesburg.

“Furia e kuqe” kualifikimin në gjysmëfinale e arriti me mjaft fat, pasi ishin futbollistët e Paraguait ata që dështuan një penallti në pjesën e dytë kur rezultati ishte i barabartë, por portieri spanjoll priti goditjen e Kardozos.

Një minutë më vonë gjyqtari akordoi penallti për spanjollët, të cilët shënuan përmes Alonsos, por goli i tij u anulua pasi lojtarët kishin hyrë para kohës brenda zonës së rreptësisë në kohën e ekzekutimit të dënimit më të rreptë në futboll. Në ripërsëritjen e goditjes futbollisti spanjoll u tregua i pasaktë dhe nuk arriti të shënojë.

Kur të gjithë menduan se takimi në kohën e rregullt do të përfundojë pa gola, ishte Villa ai që u përkujdes për fitoren e madhe të Spanjës, duke shënuar gol në minutën 83.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)