Spanja mund Hondurasin, Kili Zvicrën, Portugalia mposht Korenë
Johanesburg, 22 qershor - Me fitoren 2 me 0 ndaj Hondurasit, Spanja e mori veten nga humbja poshteruese me Zvicren dhe ka shanse te kualifikohet.
Nga ndeshjet e tjera te ditës së sotme të kampionatit botëror të futbollit, nder skuadrat e Grupit H, Kili mundi Zvicrën 1 me 0 me gol të shënuar në minutën e 75 nga Mark Gonzales.
Kili pati avantazh me një lojtar më tepër, pasi Valon Behrami i Zvicrës mori kartonin e kuq dhe u detyrua të largohej në minutën e 31-të.
Kili tani ka siguruar 6 pikë, kurse Zvicra ka tre pikë. Spanja ka 3 pike ndersa Hondurasi, nga po ky grup, nuk ka siguruar asnjë pikë.
Portugalia ka shkatërruar 7-0 Korenë e Veriut në ndeshjen e vlefshme për grupin G të botërorit të Afrikës së Jugut.
Portugezët kanë shënuar shtatë herë në portën kundërshtare me anë të Meireles (29), Simao (53), Almeida (56), Tiago (60, 89), Liedson (81) dhe Kristiano Ronaldo (88).
Ndërkohë Koreja e Veriut nuk ka mundur të shënojë asnjë gol duke u mbyllur e gjitha në zonë.
Pas këtij takimi Portugalia mban vendin e dytë në grupin G me 4 pikë, 2 me pak se Brazili i vendit të parë.
Koreano-veriorët mbajnë vendin e fundit me 0 pikë, ndërsa vendin e tretë e mban Bregu i Fildishtë me 1 pikë.