Spanja më e mira sipas FIFA-s
Paris, 10 mars - Lista më e re e FIFA-s për skuadrën kombëtare më të mirë në botë, shesh në pozitë të parë kampionen e botës, Spanjën, me Brazilin që ka rënë për disa vende nga kjo renditje.
Brazili e sheh veten në pozitën e katërt, të tejkaluar nga Argjentina, ndërsa Franca mbetet në pozitën e 18-të. Anglia është në pozitën e gjashtë, përderisa në pozitën e dytë është Holanda.
Gjigantët evropianë, Gjermania dhe Italia janë në pozitën e tretë, respektivisht në pozitën e 11-të në ranglistën e organit më të madh të futbollit botëror.