Spanja dominon edhe 11-shin e yjeve të FIFA-s
Madrid, 16 korrik - Megjithëse i duhet te zgjidhnin midis plot 736 futbollistëve pjesëmarrës në Botëror, anëtarët e klubit të FIFA.com ka vendosur formacionin e tyre më të mirë të vendosur me skemën 4-4-2, si dhe trajnerin më të mirë të Botërorit.
Bie në sy mbizotërimi i lojtarëve spanjollë që janë plot 6, ndërkohë që edhe trajneri është ai i kampionëve të botës, Vincente Del Bosque.
Ndër lojtarët e tjerë të 11-shes janë edhe dy përfaqësues të Gjermanisë e nga një të Brazilit, Uruguajit e Holandës.
Saktësisht, në portë është preferuar Iker Casillas; mbrojtja është rreshtuar me Sergio Ramos, Lucio, Puyol dhe Lahm; mesfusha përbëhet nga Iniesta, Xavi, Schweinsteiger dhe Sneijder, kurse sulmi formohet nga dyshja Forlan-Villa.
Në këtë formacion bie në sy mungesa e një emri si gjermani Mueller, i cili ishte fitues i \"Këpucës së Artë\".