22 Prill 2025

Spanja do ta përjashtojë Torresin

Madrid, 8 shtator - Dikur "Djali i Artë" i Spanjës e rrezikon vendin e tij në Kombëtare për shkak të dështimit me klubin e tij, Chelsea.

Trajneri Vicente Del Bosque e poshtëroi Torresin duke mos e emëruar as për bankën rezervë në ndeshjen me Lihtejnshtanin. Torres e pa ndeshjen nga tribunat.

Trajneri ka thënë se nëse Torres nuk nis të shënojë gola për Chelsean, nuk do të thirret nga Kombëtarja e Spanjës.

“Torres është lojtar i rëndësishëm, por ata që shquhen me klubet e tyre do të marrin thirje për Kombëtare, dhe jo anasjelltas”, ka thënë Del Bosque.

David Villa dhe Alvaro Negredo e kanë zënë vendin e Torresit, i cili nuk ka shënuar për Spanjës që prej 12 mujave dhe ka shënuar vetëm 1 gol për Chelsean që prej transferimit para 9 muajsh, në janar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)