22 Dhjetor 2024

Sot hidhet shorti për eliminatorët e Euro 2012

Varshavë, 7 shkurt - Sot në Varshavë të Plonisë do të hidhet shorti për eliminatoret e kampionatit “EURO 2012”, i cili do të organizohet në Poloni dhe Ukrainë.

Nga shorti i 7 shkurtit do të dalin 6 grupe me nga 6 skuadra, ndërsa 3 grupe do të përbëhen nga 5 skuadra, nga të cilat 14 skuadra do t’i bashkohen dy organizatorëve në fazën finale të këtij evenimenti.

 

Pozita e ekipeve për shortin është formuar në bazë të renditjes së UEFA-s, e definuar pas kualifikimeve për Botërorin, Afrika 2010.

Përpos Spanjës kampione e Evropës në fuqi, çdo grup do ta ketë kryesuesin e vazos, ndërsa më pas vazhdojnë të renditen skuadrat më inferiore, në vazot në vazhdim, deri në atë me numër 6.

Përballjet mes skuadrave të grupeve do të zhvillohen nga shtatori i këtij viti, deri në tetor të vitit 2011.

Nëntë skuadrat fituese të grupeve dhe vendi më i mirë i dytë në klasifikim (skuadra që ka arritur rezultatet më të mira kundër të parës, të tretës, të katërtës dhe të pestës në grup), do të kualifikohen direkt në fazën finale, derisa 8 ekipet që përfundojnë në vendin e dytë në grupe, do të takohen në ndeshjet e dyfishta të barazhit, në nëntor të vitit 2011.

Maqedonia gjendet në vazon e katërt ndërkohë, kombëtarja shqiptare gjendet në vazon e pestë. 


Varshavë, 7 shkurt - Sot në Varshavë të Plonisë do të hidhet shorti për eliminatoret e kampionatit “EURO 2012”, i cili do të organizohet në Poloni dhe Ukrainë.

Nga shorti i 7 shkurtit do të dalin 6 grupe me nga 6 skuadra, ndërsa 3 grupe do të përbëhen nga 5 skuadra, nga të cilat 14 skuadra do t’i bashkohen dy organizatorëve në fazën finale të këtij evenimenti. Pozita e ekipeve për shortin është formuar në bazë të renditjes së UEFA-s, e definuar pas kualifikimeve për Botërorin, Afrika 2010.

Përpos Spanjës kampione e Evropës në fuqi, çdo grup do ta ketë kryesuesin e vazos, ndërsa më pas vazhdojnë të renditen skuadrat më inferiore, në vazot në vazhdim, deri në atë me numër 6.

Përballjet mes skuadrave të grupeve do të zhvillohen nga shtatori i këtij viti, deri në tetor të vitit 2011.

Nëntë skuadrat fituese të grupeve dhe vendi më i mirë i dytë në klasifikim (skuadra që ka arritur rezultatet më të mira kundër të parës, të tretës, të katërtës dhe të pestës në grup), do të kualifikohen direkt në fazën finale, derisa 8 ekipet që përfundojnë në vendin e dytë në grupe, do të takohen në ndeshjet e dyfishta të barazhit, në nëntor të vitit 2011.

Maqedonia gjendet në vazon e katërt ndërkohë, kombëtarja shqiptare gjendet në vazon e pestë.

Nuk tërhiqet shorti për Rusinë dhe Gjeorgjinë

Zyrtarët e futbollit evropian thanë sot se Rusia dhe Gjeorgjia, si dhe Armenia dhe Azerbejxhani, nuk do të marrin pjesë në tërheqjen e shortit për kualifikimet për Kampionatin Evropian 2012.

Zyrtarët e UEFA-s thanë sot se masat synojnë të shmangin ndonjë konflikt të mundshëm ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë pas luftës së gushtit, 2008, si dhe Armenisë dhe Azerbejxhanit, të cilat janë përfshirë në një konflikt të ngrirë për Nagorno Karabahun.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)